Tetë shpërthime të fuqishme janë regjistruar dje pranë stacionit të energjisë Zaporizhzhia të okupuar nga Rusia në Ukrainë, sipas mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së.
Shpërthimet kanë ripërtërirë thirrjet nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) për të ngritur një zonë sigurie rreth uzinës.
“Dje, tetë shpërthime të forta u dëgjuan rreth orës 10 të mëngjesit me orën lokale, duke shkaktuar dridhje të dritareve të zyrës në fabrikë dhe të tjera u dëgjuan sot” tha kreu i IAEA-s, Rafeal Grossi në një deklaratë gjatë natës.
Një zyrtar rus hodhi poshtë komentet, duke thënë se ata sugjeronin se Moska nuk mund të mbështeste sigurinë bërthamore.
“Unë mund ta përshkruaj këtë vetëm si një provokim. Përpara se të jepni një informacion të tillë, ju duhet ta kontrolloni atë dhe të vërtetoni se nuk bazohet në thashetheme” tha Renat Karchaa, një këshilltar i kreut të Rosenergoatom.
Forcat ruse kapën fabrikën në fillim të marsit, rreth një muaj pas pushtimit të Ukrainës./UBTNews/