UBT News

Tetë raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar tetë raste të reja me COVID-19, ndërsa nuk u raportua për viktima.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 14 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 314.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2 mijë e 142 doza të vaksinës kundër COVID-19. Kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 617 mijë e 512 doza të vaksinës./UBTNews

Exit mobile version