UBT News

Tetë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Tetë raste të reja me COVID-19 janë regjistruar të premten në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga COVID-19.

Në Kosovë janë shëruar edhe dhjetë pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 149.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5 mijë e 438 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 250 mijë e 658 doza të vaksinës./UBTNews

Exit mobile version