UBT News

Tetë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar tetë raste të reja me COVID-19, ndërsa nuk u shënua asnjë rast i vdekjes.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe katër pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 52.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 87 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 829 mijë e 937 doza të vaksinës./UBTNews/

Exit mobile version