Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar tetë raste të reja me COVID-19, ndërsa nuk u shënua asnjë rast i vdekjes.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 18 pacientë, e në total numri i rasteve aktive është 138.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 96 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 828 mijë e 705 doza të vaksinës./UBTNews/