Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar tetë raste të reja me COVID-19, ndërsa nuk u shënua asnjë viktimë.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe gjashtë pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 323.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 344 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 644 mijë e 733 doza të vaksinës./UBTNews