UBT News

Tetë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Tetë raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa nuk u shënua asnjë rast i vdekjes.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 12 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 314.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4 mijë e 19 doza të vaksinës kundër COVID-19. Ndërkaq prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 630 mijë e 82 doza të vaksinës./UBTNews

Exit mobile version