UBT News

Tetë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Të martën në Kosovë nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga COVID-19, ndërsa janë regjistruar tetë raste të reja.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, janë shëruar 32 pacientë nga sëmundja COVID-19, ndërsa raste aktive janë 108.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 6 mijë e 503 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 270 mijë e 641 doza të vaksinës./UBTNews

Exit mobile version