UBT News

Tetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Sipas raportit njëditor të Policisë së Kosovës, në 24 orët e fundit janë regjistruar tetë raste të dhunës në familje.

Në Prishtinë, në orën 01:00, është raportuar se një burrë ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Në Lipjan, në orën 23:40, është arrestuar një burrë pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Në Pejë janë shënuar dy raste. Në njërin rast, ne oren 22:00, është arrestuar një burrë nën dyshimin se ka ushtruar dhunë dhe ka dhunuar seksualisht bashkëshorten e tij. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar tri armë zjarri dhe 27 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Ndërsa në rastin tjetër, ne oren 21:00, është arrestuar një burrë pasi dyshohet se në vazhdimësi kishte kanosur dhe shantazhuar ish të dashurën e tij. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt.

Në Vushtrri,janë arrestuar një burrë dhe një grua, çift bashkëshortor, pasi dyshohet se kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ata janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Në Gjakovë janë raportuar tri raste brenda ditës.

Është arrestuar një burrë nën dyshimin se ka keqtrajtuar nënën e tij. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Rreth orës 16:30, është arrestuar një burrë tjetër për keqtrajtim dhe kanosje ndaj bashkëshortes së tij. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt.

Po ashtu, është arrestuar edhe një burrë për keqtrajtim të bashkëshortes. Edhe në këtë rast, i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Exit mobile version