UBT News

Tetë raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar tetë raste të reja me COVID-19, ndërsa nuk u shënua asnjë viktimë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe tetë pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 314.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1 mijë e 760 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 650 mijë e 004 doza të vaksinës./UBTNews

Exit mobile version