Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar tetë raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk u shënua asnjë rast i vdekjes.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 22 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 448.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 17 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 825 mijë e 396 doza të vaksinës./UBTNews/
