UBT News

Tetë persona u vranë dhe disa të tjerë u lënduan në një sulm me armë zjarri në Indianapolis

Tetë persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë lënduar në një sulm me armë zjarri në qytetin amerikan të Indianapolisit.

Dëshmitarët dëgjuan disa të shtëna me armë në një objekt të FedEx-it dhe njëri nga dëshimtarët tha se pa një burrë që po gjuante me një armë automatike.

I armatosuri, i cili siç raportohet në media të huaja ka vepruar i vetëm, ka vrarë edhe veten. Autoritet thonë se nuk kishte më kërcënim për sigurinë publike.

Policia thotë se të lënduarit janë dërguar në spital, ndërkaq fluturimet nga aeroporti i këtij qyteti nuk janë ndikuar nga ky sulm./UBTNews

Exit mobile version