UBT News

Tetë muaj burg të dyshuarit nga Ferizaj që kanosi me thikë motrën

Me tetë muaj burgim është dënuar i pandehuri Q.M., nën akuzën për veprën penale ‘kanosje’.

Gjykata Themelore e Ferizajt bën të ditur se i pandehuri, më 14 nëntor të këtij viti, në Ferizaj, e kishte kanosur motrën e tij Ç.M., për shkak të një mosmarrëveshjeje. Viktima thuhet se ishte kërcënuar me thikë.

“I pandehuri akuzohet se më 14.11.2021, në shtëpinë e tyre në Ferizaj, më qëllim të frikësimit, ka kanosur seriozisht me fjalë dëmtuarën-motrën e tij Ç.M, për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme mes të pandehurit me familjarët e tij, në atë mënyrë që e dëmtuara ishte kthyer nga puna, i pandehuri e kishte pyetur ‘Se ku ke qenë’, i njëjti në dorë kishte një mjet-thikë dhe e kanosë të dëmtuarën, me ç‘ rast tek e dëmtuara kishte shkaktuar ndjenjë e shqetësimit dhe frikës”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version