UBT News

Tetë gjërat që fëmijët nuk i harrojnë kurrë mbi prindërit e tyre

Nga Harley Manson

Është interesante të mendosh mbi gjërat që fëmija juaj do të kujtojë dhe ato që do të harrojë kur të rritet. Kujtimet tona janë kaq të rastësishme, por tek e fundit, ka disa gjëra që fëmija juaj nuk do t’i harrojë kurrë. Për mua një nga ato momente, ishte kur ime më hyri në dhomën time kur isha 9 ose 10 vjeç dhe më tha mua dhe motrës që të bëheshim gati.

Bëmë ashtu siç na tha, dhe të tria shkuam fillimisht të darkonim në një McDonald’s dhe më pas pamë një film në një kinema të hapur. Ishte një nga kujtimet më të mrekullueshme që kam, edhe pse ishte diçka kaq e thjeshtë dhe e rastësishme. Po ju çfarë lloj shenje po lini tek kujtesa e fëmijëve tuaj? Ja cilat janë 8 prej tyre:

1. Koha kur i keni surprizuar

Ashtu si kujtimi im dhe i motrës me mamin tonë, që na befasoi me kalimin e një mbrëmje të këndshme, edhe fëmijët tuaj do t’i kujtojnë gjërat e vogla që keni bërë për ta. Prandaj, sa herëqë keni mundësi, befasojini fëmijët tuaj.

2. Herët që i mësuat si të ishin të përgjegjshëm

Një moment tjetër i rëndësishëm që e mbaj mend, ishte kur nëna ime më detyroi të bëja gjëra që nuk doja, por që përfundimisht më bënë një njeri më të mirë kur u rrita. Ndërsa fëmijët tuaj mund të mos e pëlqejnë faktin që duhet të bëjnë disa punë në shtëpi, një ditë ata do t’ju falënderojnë që i keni bërë ata njerëz të përgjegjshëm.

3. Herët kur nuk keni apo keni kërkuar falje

Shpeshherë ne mendojmë se fjalët tona janë gjërat më e rëndësishme që duhet të kenëparasysh fëmijët tanë. Por ndonjëherë e teprojmë, dhe kjo s’duhet të na pengojë që të kërkojmë falje. Në fakt, si prind, duhet t’u kërkoni gjithmonë ndjesë fëmijëve tuaj, pasi po i mësoni ata të marrin përgjegjësi mbi vete.

4. Sa shumë u keni bërtitur

Të gjithë prindërit e ngrenë ndonjëherë zërin në shtëpi, dhe kjo është normale. Por në rast se bërtisni gjatë gjithë kohës, fëmijët tuaj nuk do ta harrojnë këtë. Dhe fatkeqësisht mund të përfundoni duke qenë një kujtim i trishtueshëm apo edhe traumatik për fëmijët tuaj.

5. Sa herë keni qenë prezent në jetën e tyre

Fëmijët e dinë se kush është vazhdimisht i pranishëm në jetën e tyre dhe kush jo. Ata mund të mos kuptojnë plotësisht tani, por kur të rriten do të kthejnë kokën pas dhe do të shohingjithçka shumë qartë. Prandaj sigurohuni që të jeni sa më shumë të pranishëm në jetën e fëmijëve tuaj.

6. Premtimet që i keni mbajtur ose jo

Kur i premtoni fëmijës tuaj diçka dhe nuk e mbani fjalën, ata do ta mbajnë mend këtë. Anasjelltas, nëse bëni një premtim dhe e mbani, do ta kujtojnë gjithmonë atë rast.

7. Mënyra se si veproni kur nuk ju sheh askush

Edhe kur nuk mund t’ju shohë askush tjetër, janë fëmijët tuaj që e bëjnë këtë. Nëse silleni shumë mirë dhe shfaqni integritet, fëmijët tuaj do ta mbajnë mend. Nëse e kaloni gjithë kohën tuaj duke abuzuar me ta, dhe duke i trajtuar si mbeturina, kjo është ajo që do t’u mbetet nëmendje.

8. Mënyra se si i keni bërë të ndihen

Nëse e bëni fëmijën tuaj të ndihet i dashur nga ju, të ndihet i sigurt dhe i plotësuar, kjo do të kujtohet prej tij. Nga ana tjetër, nëse vazhdimisht e përçmoni, kjo është ajo çfarë do të mbajë mend kur të rritet. / awareness – bota.al

Exit mobile version