UBT News

Tetë fëmijë vdesin nga uria në Kabul

Që kur talibanët morën kontrollin e Afganistanit më 15 gusht, vendasit janë ankuar për rritjen e varfërisë në vend.

Varfëria në rritje ka bërë që vendasit, veçanërisht komunitetet pakicë dhe fëmijët jetimë të vdesin nga uria. Së fundi u raportua që tetë fëmijë kanë vdekur për shkak të urisë në Kabul. Fëmijët jetonin në qytetin Etefaq, në lagjen e 13-të të Kabulit, në fushën e Barçit.

Një mullah lokal, Mohammad Ali Bamian dha më shumë detaje lidhur me vdekjen e fëmijëve. Sipas tij, më i madhi ishte tetë vjeç dhe më i vogli ishte një vjeç e gjysmë.

Fëmijët e vdekur ishin jetimë dhe luftuan për të gjetur punë dhe për të fituar bukë që kur talibanët morën kontrollin e vendit në muajin gusht./UBTNews

Exit mobile version