UBT News

Tetë civilë u vranë dje në rajonin e Donetskut

Rajoni lindor i Ukrainës, Donetsk mbetet nën zjarrin rus ndërsa betejat vazhdojnë.

Një zyrtar ukrainas tha se tetë civilë u vranë vetëm dje në rajon: pesë në Bakhmut, një në Pokrovsk, një në Nelipivka dhe një në Krasnohorivka.

Trupi i një civili u gjet në një zonë të çliruar së fundmi, Krymki, tha kreu i administratës ushtarake rajonale të Donetsk, Pavlo Kyrylenko. Ai shtoi se është e pamundur të përcaktohet numri i viktimave në Mariupol dhe Volnovas, të cilat janë nën pushtimin rus.

Zona të mëdha të rajonit të Donetskut janë nën kontrollin rus dhe shumë zona kanë probleme me energji, ngrohje dhe furnizim me ujë./UBTNews/

Exit mobile version