Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas takimit me Inspektoratet e AUV-it, në një konferencë për media u shpreh se u shtuan edhe 75 inspektorë për mbikëqyrjen e zbatimit të masave në institucionet publike.
Hoti theksoi në Kosovë janë testuar rreth 10 mijë nxënës e mësimdhënës, ku rreth 5% prej tyre kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Kryeministri ka bërë thirrje që të mirëmbahet kjo situatë.
“Eshtë shtuar tej mase kapaciteti i testimeve. Sot e mora informatën që janë testuar 10 mijë nxënës dhe arsimtarë në shkolla, 5% prej tyre kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, që është shifër mjaft e lartë realisht. Po bëjmë gjurmimin e rasteve të reja, po del që vijnë prapë nga gastronomia dhe institucionet. Eshtë dashur të shpenzojmë taksat e qytetarëve për të kompensuar bizneset dhe familjet për dëmet që kanë pasur gjatë asaj kohe. Duhet të bëjmë gjithçka që të mos shkojmë nga situata që ndikon në shtimin e rasteve”, deklaroi ai.
Ministri i Shendetësisë, Armend Zemaj deklaroi se nuk mund të lejojmë që të kalojmë në një situatë tjetër që është e disfavorshme për të gjithë ne./UBTNews