UBT News

Testi TNT – Ekzaminimi që zbulon çrregullimet në lidhjen nerv–muskuj

Nëse ndieni lodhje të shpejtë ose dobësi muskulare që përkeqësohet gjatë ditës, kjo mund të jetë shenjë e një çrregullimi neuromuskular.

Për diagnostikimin e tij përdoret testi TNT (testi i transmetimit neuromuskular), i njohur edhe si test i stimulimit të përsëritur (TRS).

Ky test neurologjik mat mënyrën se si sinjalet nervore kalojnë nga nervi te muskuli, duke ndihmuar në zbulimin e sëmundjeve si miastenia gravis, sindroma Eaton-Lambert apo botulizmi.

Kur rekomandohet?

Testi kryhet në raste me:

rënie të qepallave,

pamje të dyfishtë,

vështirësi në të folur apo gëlltitje,

dobësi që shtohet me lëvizje të përsëritura.

Si kryhet?

Në disa zona të trupit vendosen elektroda që dërgojnë impulse elektrike të lehta, për të matur reagimin e muskujve para dhe pas aktivizimit.

Procedura është e sigurt, zgjat rreth 20–30 minuta, dhe rezultatet merren menjëherë.

Përgatitja:

Mos aplikoni kremra në lëkurë para testit.

Mos merrni Mestinon (pyridostigmine) në ditën e testit.

Ushqimi dhe pijet lejohen normalisht.

Rezultatet ndihmojnë mjekun të përcaktojë nëse ka bllokim në transmetimin nervor, dhe të zgjedhë trajtimin më të përshtatshëm. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version