UBT News

Testet serologjike prej sot do të bëhen në Qendrën e Shëndetit Publik në Gjilan

Ditëve të fundit, komuna e Gjilanit ka shënuar rënie të numrit të rasteve pozitive me COVID-19, ku aktualisht janë 231 raste aktive.

Këtë e ka konfirmuar drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemaili në mbledhjen e radhës së Komitetit të Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Drejtoresha e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Gjilan, Dr. Ajhane Sefiu, ka deklaruar se pas trajnimit të stafit aty, prej sot do të fillojnë me testet serologjike.

“Fillimisht, do të testohet stafi shëndetësor i shëndetësisë primare dhe sekondare, për të vazhduar me policinë dhe të gjithë qytetarët. Ndërkohë, shumë shpejt do të fillojmë edhe me punimin e testeve për RT-PCR. Jemi të lumtur që kemi arritur në këtë nivel fal aparaturës që na ka ardhur në Gjilan”, ka deklaruar Sefiu.

Që nga fillimi i pandemisë, në Gjilan janë kryer nga 7 mijë e 397 teste, 2 mijë e 927 kanë rezultuar pozitivë, 2 mijë e 609 janë shëruar, 86 kanë vdekur, 232 raste aktive, 55 në hospitalizim dhe 80 mostra në pritje./UBTNews

Exit mobile version