UBT News

Tesla ul çmimet për herë të gjashtë radhazi në ShBA

Tesla uli çmimet për disa nga modelet e saj të veturave elektrike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konfirmoi uebfaqja e saj të martën. Kjo është hera e gjashtë radhazi që kompania po i ul çmimet këtë vit mes shqetësimeve për efektin në marzhet e saj të fitimit.

Kompania e udhëhequr nga Elon Musk ka ulur çmimet e modelit 3 të saj bazë me 11% deri më tani këtë vit dhe atë të modelit të saj bazë Y me 20% – lëvizje që vijnë pasi Shtetet e Bashkuara, tregu i saj më i madh, përgatitet të prezantojë standarde më të ashpra, që do të kufizojnë kreditimin e taksave për veturat elektrike.

Gjithashtu kompania kohën e fundit uli çmimet në Evropë, Izrael dhe Singapor, si dhe në Japoni, Australi e Kore të Jugut./UBTNews/

Exit mobile version