Pas vitesh vonese, prodhuesi amerikan i automjeteve Tesla pritet të enjten të dorëzojë gjysmë kamionin e tij të parë me bateri, me të cilin shpreson të ketë një fillim të shpejtë në tregun e sapolindur të automjeteve të rënda elektrike duke ofruar distanca më të gjata pa rimbushje.
Kompania e udhëhequr nga Elon Musk është planifikuar t’i dorëzojë çelësat e kamionit të saj të parë elektrik – të quajtur “Semi” – në fabrikën e saj të prodhimit në Nevada, kompanisë shumëkombëshe të ushqimit PepsiCo.
Me dizajnin e tij të hijshëm, kamioni është pritur shumë që kur Musk zbuloi një prototip në 2017, por nisja e prodhimit në shkallë të plotë është vonuar shumë përtej pritshmërisë fillestare të vitit 2019.
Prodhuesit e tjerë kanë hyrë ndërkohë në treg, nga prodhuesit tradicionalë të kamionëve si Daimler, Volvo dhe BYD i Kinës, deri te startup-et si kompania amerikane Nikola.
Megjithatë, kamioni që “tregu ka pritur… është ai i Tesla”, thotë Dave Mullaney, një specialist transporti me institutin kërkimor të qëndrueshmërisë RMI.
Një kamion elektrik kushton rreth 70 për qind më shumë për të blerë se një kamion me naftë për momentin, por për sa i përket energjisë dhe mirëmbajtjes, është më i lirë, thotë Mullaney./UBTNews/