Tesla po feston makinën e saj të njëmiliontë të prodhuar në Kinë, një moment historik i madh për ambiciet globale të kompanisë së makinave elektrike. Por Tesla ende nuk i ka tejkaluar problemet e saj të fundit në Kinë.
Lajmi u konfirmua përmes një shkrimi në Twitter nga CEO i Tesla-s, Elon Musk. Por Shoqata Kineze e Makinave të Pasagjerëve tha se Tesla kishte prodhuar tashmë 974 mijë makina në Kinë deri në fund të korrikut, duke sugjeruar se kompania prodhoi vetëm 26 mijë makina në Shangai në gjysmën e parë të gushtit.
Ky është gjithashtu një ngadalësim domethënës nga qershori, kur Tesla rriti prodhimin kinez në një ritëm rekord prej afro 71 mijë automjetesh për të kompensuar prodhimin e humbur gjatë bllokimeve të COVID-19.
Nëse fabrika e Kinës ende nuk po funksionon sipas kapacitetit, mund të jetë një shenjë se Tesla nuk do të arrijë objektivat e saj të shitjeve globale për tremujorin ose vitin aktual, tha Gordon Johnson, CEO i GLJ Research dhe një kritik i ashpër i Teslës, prodhuesit më të madh në botë të makinave elektrike./UBTNews/