Tesla po tërheq afro 1.1 milion makina në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sepse xhamat mund të mbyllen shumë shpejt dhe t’ua shtrëngojnë gishtat njerëzve.
Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada thotë se kjo është një shkelje e standardeve të sigurisë. Tesla tha se do ta rregullojë problemin.
Prodhuesi më i madh në botë i automjeteve elektrike ka pasur përplasje të vazhdueshme me rregullatorët federalë të sigurisë./UBTNews/