Të kthehemi të flasim për emetimet reale të CO2 të makinave elektrike duke vlerësuar të gjithë ciklin jetësor, përfshirë prodhimin dhe asgjësimin e baterive dhe ato me motorë tradicionalë të benzinës, në këtë rast duke marrë parasysh zinxhirin e prodhimit të karburantit.
Krahasimi midis Tesla Model 3 dhe Toyota Corolla tashmë është në qendër të debateve të hidhura, të cilat përfunduan deri në parlamentin australian, në janar 2017.
Craig Kelly, një anëtar i parlamentit australian, i cili ishte në Komisionin e Përhershëm për Mjedisin dhe Energjinë e Dhomës së Përfaqësuesve, theksoi se Tesla, nëse rimbushet me rrjetin elektrik australian, lëshon gati 200 gram CO2 për kilometër, ndërsa Toyota Corolla, sipas treguesve të së njëjtës faqe në internet të qeverisë, lëshon 171.
Sot i njëjti shërbim krahasimi i Udhëzuesit Australian të Automjeteve të Gjelbra tregon emetimet e CO2 në ciklin jetësor prej 121 g/km për një Tesla Model 3 të vitit 2020, krahasuar me 85 të Toyota Corolla 1.8 të vitit 2019.
”Situata pritet të përmirësohet shumë për mjedisin , por pa i vendosur makinat elektrike në hapin kryesor të luftës kundër gazrave serrë”, raportoi revista periodike ”AutoPlus”.
Studimi i cituar nga ”AutoPlus” thekson se atje ku energjia është rezultat i proceseve shumë ndotëse, të tilla si Kina ose Polonia, Tesla Model 3 ka nevojë për të paktën 127 000 kilometra për t’u përcaktuar si “emisione zero”.