Të mërkurën, Tesla Inc pushoi nga puna dhjetëra punëtorë të departamentit Autopilot në fabrikën e saj Buffalo në New York. Deri te largimi nga puna erdhi pasiqë punëtorët nisën një fushatë për të formuar një sindikatë, sipas një ankese të paraqitur në një agjenci qeveritare.
Në fillim të kësaj jave, punëtorët e kompanisë Tesla në New York njoftuan se do të bashkohen me Workers United Upstate New York, me qëllim që ta ngrisin zërin në vendin e tyre të punës.
Sindikata Workers United Upstate New York në një dosje në Bordin Kombëtar të Marrëdhënieve të Punës të SHBA-së (NLRB) të mërkurën akuzoi prodhuesin më të njohur të automjeteve në botë se u kundërpërgjigj duke pushuar nga puna disa prej punonjësve “në shenjë hakmarrjeje për aktivitetin e sindikatave”.
Në njoftimin e sindikatës thuhet se kompania largoi mbi 30 punëtorë. Mes tjerash u tha se punonjësit pranuan një email me një politikë të përditësuar, e cila ua ndalon të regjistrojnë takimet në vendin e punës pa lejen e të gjithë pjesëmarrësve./UBTNews/