Prodhimi në masë të madhe i Tesla Cybertruck do të nisë në vitin 2023, tha themeluesi Elon Musk.
Duke iu drejtuar aksionarëve në takimin javor, Musk tha se “disa mungesa të zinxhirit të furnizimit”, përfshirë mungesën e çipave kompjuterikë, kanë shtyrë prodhimet e veturave.
“Ky vit ka qenë me shumë telashe për mungesë furnizimi. Kemi qenë të limituar në shumë zinxhirë furnizimi. Me shumë gjasë do të nisim prodhimin e Cybertruckut në fund të vitit të ardhshëm, e më pas prodhimin në masë të madhe më 2023”, ka thënë Musk.
Cybertrucku do të kushtojë rreth 40 mijë dollarë kur të dalë në shitje versioni standard./UBTNews