UBT News

Tesla do të ndërtojë një fabrikë të re në Meksikë

The logo marks the showroom and service center for the US automotive and energy company Tesla in Amsterdam on October 23, 2019. (Photo by JOHN THYS / AFP) (Photo by JOHN THYS/AFP via Getty Images)

Tesla po planifikon të ndërtojë një fabrikë në Meksikë, duke u bashkuar me prodhuesit tjerë të makinave që po rrisin praninë e tyre në jug të kufirit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador tha se fabrika do të ndërtohet në Monterrey. Ky qytet është tri orë larg nga Teksasi.

Meksika kishte ngritur më parë shqetësime mbi atë se si kërkesat për ujë nga fabrika mund të ndikojnë në rajon. Por Lopez Obrador tha se Musk u zotua se nuk do të ketë shqetësime të tilla në të ardhmen.

Meksika po përpiqet të pozicionohet si fituese pasiqë tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës prishin zinxhirët tradicionalë të furnizimit.

Sipas Obrador, ky do të jetë një investim i konsiderueshëm dhe do të krijojë shumë vende pune.

Kjo do të jetë fabrika e tretë e Tesla-s jashtë SHBA-së, pasiqë ka hapur fabrika në Kinë dhe Gjermani gjatë viteve të fundit./UBTNews/

Exit mobile version