Komisioni amerikan për Mundësi të Barabarta të Punësimit dorëzoi padi të enjten ndaj kompanisë Tesla, duke e akuzuar atë për përfshirje në diskriminim racor.
Padia e cila u dorëzua në Gjykatën e qarkut të SHBA-së për Distriktin Verior të Kalifornisë, vjen pas një hetimi të Komisionit mbi trajtimin e punonjësve me ngjyrë.
Sipas padisë, që nga të paktën 29 maji i vitit 2015, Tesla ka shkelur nenin VII të Aktit të të Drejtave Civile të vitit 1964, duke i nënshtruar punonjësit me ngjyrë në kompani në Fremont të Kalifornisë. Siç thuhet mes tjerash ata u përballën me abuzim racor, stereotipe si dhe u ofenduan në baza racore.
Padia pretendon se Tesla ka shkelur ligjin federal duke “toleruar ngacmimet e përhapura dhe të vazhdueshme racore të punonjësve të saj me ngjyrë dhe duke i nënshtruar disa prej këtyre punëtorëve në hakmarrje për kundërshtim të ngacmimeve”./UBTNews/