Varësisht nga lëvizja e temperaturave, kompania “Termokos” është e gatshme të fillojë furnizimin me ngrohje për konsumatorët e Komunës se Prishtinës edhe para datës 15 tetor. Këtë e kanë konfirmuar për Radio Kosovën zyrtarë të kësaj kompanie publike.
Kompania “Termokos” ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e furnizimit me ngrohje në qytetin e Prishtinës.
Zëdhënësja e Kompanisë publike “Termokosi”, Aferdita Uka, tha për Radio Kosovën se bazuar në lëvizjen e temperaturave, kjo kompani është e gatshme të fillojë furnizim me ngrohje për konsumatorë para datës 15 tetor, që është datë zyrtare.