Termokosi njofton konsumatorët se është ndërprerë furnizimi me energji ngrohëse, për shkak të rënies nga sistemi i dy blloqeve të Termocentralit Kosova B.
“Kjo do të jetë një ndërprerje e përkohshme derisa të rikthehet në funksion TC Kosova B, gjë që do të krijojë parakushtet për vazhdimin e furnizimit me ngrohje për gjithë konsumatorët. Që nga fillimi i realizimit të Projektit të kogjenerimit, është kjo sezona e gjashtë me radhë që NP “Termokos” dhe KEK kanë pasur një bashkëpunim të shkëlqyer, si rezultat i të cilit nuk ka pasur asnjë ditë ndërprerje të furnizimit me energji ngrohëse.”, thuhet në njoftimin e Termokosit./UBTNews