Numri i të vdekurve në Turqi nga tërmeti i së hënës është rritur në 3 mijë e 549, njoftoi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan në fjalimin e tij nga qendra e koordinimit të tërmeteve në kryeqytetin Ankara. Ai tha se deri më tani 22 mijë e 168 persona janë lënduar si pasojë e tërmetit.
Presidenti turk ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në dhjetë provinca për tre muaj pas tërmetit të djeshëm prej 7.8 ballë të shkallës Rihter./UBTNews/