UBT News

Tërmeti në Turqi, Konjufca: Zemrat tona janë me familjet e viktimave

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca është shprehur i pikëlluar për përmasat tragjike të tërmetit, që ka goditur sot Turqinë.

“Në këto çaste të vështira e tronditëse, zemrat tona të thyera janë me familjet e viktimave të termetit dhe lutemi për shërimin e të lënduarve. Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim i shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin popullit turk, Presidentit të Republikës së Turqisë, z.Recep Tayyip Erdoğan, Asamblesë së Madhe Kombëtare dhe Presidentit të saj, z.Mustafa Şentop”, ka shkruar Konjufca në Facebook.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës ka shprehur ngushëllime për viktimat dhe ka bërë të ditur se Republika e Kosovës dhe populli i Kosovës në këto çaste të vështira janë në gatishmërinë më të lartë për mbështetje dhe solidaritet.

Exit mobile version