Martin Griffiths thotë se faza e kërkimit së shpejti do të “përfundojë”, duke i lejuar zyrtarët të fokusohen në sigurimin e të mbijetuarve me strehimin e nevojshëm, ushqimin, shkollimin dhe kujdesin psikosocial.
“Trauma e njerëzve me të cilët folëm ishte e dukshme dhe kjo është një traumë që bota duhet ta shërojë”, u tha ai gazetarëve ndërsa vizitonte qytetin veriperëndimor sirian të Alepos.
Griffiths thotë gjithashtu se OKB-ja do të ketë së shpejti ndihma që do të lëvizë nga rajonet e kontrolluara nga qeveria në veriperëndim (pjesë e kontrolluar nga rebelët). Është “e rëndësishme që ne të kujdesemi për njerëzit këtu”, u shpreh ai./UBTNews/