Ambasada e Kosovës në Ankara pas tërmetit të sotëm që ka goditur Turqinë, ka publikuar numrat emergjentë për qytetarët tanë.
“Për raste emergjente nga zonat e prekura nga tërmeti, luten qytetarët tanë të kontaktojnë në numrat emergjentë: Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara: +90 542 711 80 99 Konsullata e Republikës së Kosovës në Stamboll: +90 531 105 63 9”, është bërë e ditur në njoftimin e ambasadës.
Të paktën 284 njerëz kanë vdekur dhe 2 mijë e 323 të tjerë janë lënduar në dhjetë provinca pas një tërmeti të fortë që ka goditur sot në mëngjes Turqinë jugore. Zëvendëspresidenti Fuat Oktay ka bërë të ditur se 1 mijë e 710 ndërtesa janë shembur si pasojë e tërmetit.
Ndërkohë, Qeveria e Kosovës ka shprehur ngushëllime për viktimat dhe ka bërë të ditur se Republika e Kosovës dhe populli i Kosovës në këto çaste të vështira janë në gatishmërinë më të lartë për mbështetje dhe solidaritet.