UBT News

Tërmeti në Kinë, shpëtohet një burrë pas 17 ditësh i zhdukur në mal

Një burrë që u zhduk për 17 ditë në mal për shkak të një tërmeti në Kinën jugperëndimore, u shpëtua.

Tërmeti me magnitudë 6.6 shkallë goditi provincën Sichuan më 5 shtator, duke lënë të vdekur të paktën 93 persona dhe të plagosur mbi 400 të tjerë.

Gan Yu iu ndihmoi të tjerëve në një hidrocentral ku ishte në detyrë, por pastaj u përpoq të shpëtonte përmes terrenit të ashpër ku edhe i humbi syzet, raportuan mediat lokale. Ai u gjet gjallë, por pësoi lëndime./UBTNews/

Exit mobile version