Efektet e mundshme ekonomike të tërmetit në Turqi mund të rezultojnë në një humbje deri në 1% të produktit të brendshëm bruto të vendit këtë vit, njoftoi Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) në një raport që u publikua të enjten. Vendi tashmë po përballet me krizë ekonomike.
Sipas bankës, ky është një vlerësim i arsyeshëm për shkak se pritet rritje nga përpjekjet e rindërtimit në fund të këtij viti, që do të kompensojë ndikimin negativ në infrastrukturë dhe zinxhirët e furnizimit.
“Tërmeti preku në një masë të madhe zonat bujqësore dhe zonat ku ka prodhim të lehtë, kështu që përhapjet në sektorë të tjerë janë të kufizuara”, i tha Reutersit kryeekonomistja e BERZH-it, Beata Javorcik./UBTNews/