Qeveria e Tajvanit tha se nëntë njerëz u vranë, 934 u plagosën dhe 127 u bllokuan në tërmetin e sotëm me magnitudë 7.4, më i forti që ka goditur ishullin në të paktën 25 vjet.
Një paralajmërim për cunami u lëshua për Japoninë jugore dhe Filipinet pas tërmetit, por më vonë u hoq.
Qeveria e Tajvanit tha se shtatë persona u vranë në qarkun lindor malor, me popullsi të rrallë të Hualien, pranë epiqendrës së tërmetit. Lëkundjet u ndjenë deri në kryeqytetin Taipei dhe stacionet televizive transmetuan pamjet e ndërtesave që lëkunden me dhunë teksa njerëzit shkonin në punë dhe fëmijët në shkollë.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, epiqendra u regjistrua rreth 18 km në jug të qytetit Hualien.
77 persona u bllokuan në tunelet Jinwen dhe Daqinqshui, nën malet në kontenë Hualien, thanë zjarrfikësit. Rreth 60 personat e mbetur u bllokuan në katër minibusë që udhëtonin nga qendra e qytetit Hualien në Parkun Kombëtar Taroko aty pranë.
Një tërmet i fortë në Tajvan shkaktoi rrëshqitje të dheut të kodrave dhe shkëmbinjve të tëra dhe u publikuan regjistrime të shumta të regjistruara nga ana e detit.
Një dëshmitar filmoi nga një varkë pranë bregut të Yilan dhe tha se panë pluhur që ngrihej nga ishulli, i njohur gjithashtu si Ishulli i Breshkave, sepse ka formën e kokës së një breshke.
Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara njoftoi se tërmeti ishte me magnitudë 7.4 ballë. Megjithatë, autoritetet tajvaneze thonë se magnituda ishte 7.2, ndërsa metoda japoneze e llogaritjes së intensitetit tregoi 7.7. Çdo gjë mbi 7 gradë konsiderohet tërmet i fortë.
Antoine Rousseaux ishte dëshmitar i lëkundjeve këtë mëngjes. Ai ishte në punë në katin e 9-të të një ndërtese zyre kur “filloi të dridhej vërtet, shumë fort”. “Ky nuk është tërmeti im i parë në Tajvan, por kurrë nuk ka qenë kaq i fortë. Dëgjova gjërat duke rënë, kështu që nuk dija çfarë të bëja, pyesja veten nëse duhet të vrapoj nga shkallët.”
“Dhe më pas vendosa të shkoja nën tavolinë, por tajvanezët po qëndronin aty dhe ne mund t’i shihnim gjërat që po binin, ishte vërtet konfuze. Jemi ende në një tronditje, sepse kur ndodhi, ishte shumë e fortë, kështu që edhe tajvanezët ishin shumë të frikësuar, pashë që nuk ishin mësuar me tërmete të kësaj forme”, shtoi ai.
Zyrtarët tajvanezë thonë se dy shtetas gjermanë janë bllokuar në tunelin Chongde, që ndodhet në Parkun Kombëtar Taroko. Autoritetet nuk kanë dhënë asnjë informacion për shëndetin e dy personave.
Presidentja e Tajvanit dha informacione të reja në një konferencë për shtyp.
“Në këtë kohë kur tërmetet janë të shpeshta, qeveria duhet të sigurojë saktësinë e informacionit dhe të ofrojë ndihmë në kohë për njerëzit në fatkeqësi, në mënyrë që njerëzit të ndjehen të qetë dhe të sigurt”, tha Tsai Ing-wen.
“Ne jemi të gatshëm të punojmë së bashku”, shtoi ajo. Dalja e saj vjen ndërsa operacionet e shpëtimit vazhdojnë. Disa ndërtesa në qytetin e Hualien janë anuar në mënyrë të rrezikshme dhe janë dëmtuar edhe shinat hekurudhore.
Në konferencën e Qendrës Qendrore Operative Emergjente u bënë të ditura informacione të reja për viktimat e tërmetit. Zyrtarët thonë se tre alpinistë vdiqën në shtegun e Dekalun, ndërsa një shofer kamioni dhe një person tjetër në një makinë private u vranë nga rënia e mbeturinave në tunelin Huide.
Një person vdiq në një gurore të një kompanie çimentoje tajvaneze, ndërsa një punëtor ndërtimi vdiq në autostradën aty pranë.
Fluturimet u pezulluan në aeroportin Naha të Japonisë pas paralajmërimit fillestar për cunami, por ky vendim tani është hequr. Megjithatë, do të duhet pak kohë që linjat ajrore të rifillojnë operimet normale. Pasagjerëve u është kërkuar më parë të strehohen në katet më të larta të ndërtesës së terminalit të aeroportit.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë tha se banorët duhet të qëndrojnë “vigjilentë për pasgoditje me intensitet të ngjashëm” duke paralajmëruar se batica mund të ndryshojë gjithashtu. “U habita kur më ra alarmi në celular. Ka pasur shumë tërmete kohët e fundit, ndaj jam i frikësuar”, tha një nga banorët e ishullit Ishigaki.