UBT News

“Tërmeti është një krizë në krizë” për sirianët”

TOPSHOT - Rescue workers carry a boy they recovered from the rubbles of a building after an earthquake in Dana, rebel-held Idlib, early on February 6, 2023. (Photo by Aaref WATAD / AFP) (Photo by AAREF WATAD/AFP via Getty Images)

Për Sirinë, tërmeti i së hënës është tragjedia e fundit brenda një dekade. Tërmeti me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë dhe Sirinë mëngjesin e së hënës, la mbi 5 mijë të vdekur në të dy vendet dhe mijëra të tjerë të plagosur. Ky ishte tërmeti më i fuqishëm i regjistruar në Turqi në 84 vjet.

Shumica e viktimave në Siri u shënuan në veriperëndim të vendit, kryesisht në qytetet Alepo, Hama, Latakia dhe Tartus, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, SANA.

Ky rajon tashmë po lufton për të rindërtuar infrastrukturën jetike të dëmtuar rëndë si pasojë e bombardimeve të vazhdueshme ajrore gjatë luftës civile të vendit, për të cilën Kombet e Bashkuara vlerësojnë se ka lënë të vdekur mbi 300 mijë persona që nga viti 2011.

“Është një krizë në krizë”, tha për CNN, El-Mostafa Benlamlih, rezident i OKB-së dhe koordinator humanitar në Siri.

Sipas tij, infrastruktura është dëmtuar rëndë nga situata, lufta e kështu me radhë.

“Ato janë qytete fantazmë… Njerëzit janë shumë të frikësuar. Ata nuk duan të kthehen në shtëpitë e tyre. Nëse mund t’i quajmë shtëpi në këto raste. Ato janë rrënoja”, deklaroi ai tutje./UBTNews/

Exit mobile version