Së paku një person ka vdekur nga një tërmet 5.6 ballë që goditi provincën lindore Malatya të Turqisë.
Rreth 69 të tjerë u plagosën gjithashtu nga tërmeti, thotë agjencia e menaxhimit të fatkeqësive të vendit, raporton AA.
Tërmeti ka ndodhur në orën 12:04 dhe ishte e përqendruar 6.96 kilometra nën sipërfaqe në rrethin e Yesilyurt.
Tërmeti u ndje edhe në provincat fqinje Kahramanmaras, Gaziantep, Adiyaman dhe Sanliurfa.
“U konstatua se disa ndërtesa u shkatërruan nga tërmeti. Ekipet e kërkim-shpëtimit janë dërguar në zonën e katastrofës”, tha Agjencia Shtetërore për menaxhimin e fatkeqësive në Turqi (AFAD) në Twitter.
Agjencia e menaxhimit të fatkeqësive paralajmëroi qytetarët që të mos hyjnë në strukturat e dëmtuara dhe u kërkoi atyre të qëndrojnë larg ndërtesave të rrezikshme në rajon.
Banorët vendas nxituan në zonat e hapura pas tërmetit.
Lëkundja e sotme erdhi ndërsa Turqia vazhdon të përballet me pasojat e tërmeteve të dyfishta shkatërruese të 6 shkurtit në rajonin jugor të vendit.
Të paktën 44,374 njerëz kanë vdekur për shkak të tërmeteve të njëpasnjëshme me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballësh./AA