UBT News

Tërmetet në Turqi dhe Siri: Si ka ndihmuar Twitter në gjetjen e të mbijetuarve të bllokuar nën rrënoja?

Qindra mijëra mesazhe për ndihmë vërshuan në platformat e rrjeteve sociale si pasojë e tërmetit që ndodhi mëngjesin e të hënës së javës së kaluar që tronditi Turqinë dhe Sirinë.

“Ju lutemi dërgoni ndihmë, ne jemi gjallë, ja ku është adresa jonë”, kanë shkruar disa të mbijetuar, si dhe mesazhe të tjera u postuan në emër të atyre që janë ende nën rrënoja.

Sipas të dhënave online të platformës Statista, 16.1 milionë njerëz përdorën Twitterin në Turqi që nga janari i vitit 2022. Turqia është vendi i shtatë më i madh me numrin e përdoruesve aktiv në këtë platformë.

Në periudhën kur tërmeti i dytë i fuqishëm goditi të njëjtën zonë në orët e para të pasdites, qindra zhvillues turq, kodues dhe vullnetarë në internet ishin organizuar tashmë në Discord për të ngritur projekte me burim të hapur duke përdorur të dhëna nga platformat e mediave sociale si Twitter dhe Instagram.

“Menaxhimi i fatkeqësive nuk duhet të jetë kaq i varur nga sektori privat, por mangësitë në menaxhimin e krizave i kanë detyruar njerëzit ta bëjnë këtë”, tha Sedat Kapanoğlu, një nga koduesit më të njohur të Turqisë dhe një mbështetës i Açık Yazılım Ağı (Rrjeti i Open Software), grup i cili tani numëron mbi 21 mijë vullnetarë.

Një nga projektet të cilës vullnetarët e teknologjisë iu bashkuan është Afetharita.com, fjalë për fjalë “harta e fatkeqësive”, e cila përdor inteligjencën artificiale për të vizualizuar kërkesat për ndihmë që u publikuan në rrjetet sociale.

“Nuk e dimë sa jetë u shpëtuan”

Përderisa disa dërguan ankesa në rrjetet sociale për reagimin e ngadaltë të agjencisë së shpëtimit të qeverisë, afetharita.com ndau të dhënat e saj me OJQ-të në mënyrë që ato të mund të ofronin ndihmë në vendet e duhura.

“Këto të dhëna mund të ndahen edhe me institucionet shtetërore nëse ata kërkojnë”, thotë Kılıç.

Por ai është i vetëdijshëm se vetëm një hartë nuk mund të shpëtojë jetë.

“Ne nuk e dimë se sa jetë u shpëtuan me këtë hartë, por ajo çfarë mund të bëjë është t’u tregojë informacionin e vendndodhjes ekipeve të shpëtimit”, tha ai për Euronews Next.

“Prandaj, ne nuk mendojmë se është e drejtë të thuhet se kemi shpëtuar X numër njerëzish. Qëllimi ynë, ashtu si gjithë të tjerët, është të përpiqemi t’i ndihmojmë njerëzit që kanë nevojë për ndihmë atje sa të mundemi”, deklaroi ai tutje.

Vendimi i qeverisë turke për të bllokuar përkohësisht Twitterin të mërkurën për shkak të “shqetësimeve të dezinformimit” s’u prit mirë nga përdoruesit e platformës./UBTNews/

Exit mobile version