Të paktën një person ka vdekur si pasojë e tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.6 shkallë që goditi Meksikën perëndimore.
Tërmeti ndodhi më 19 shtator, që është data e njëjtë me dy tërmete fatale që goditën vendin vitet e kaluara. Në vitet 1985 dhe 2017 dy tërmete tjera lanë të vdekur mijëra njerëz.
Autoritetet meksikane po kryenin stërvitje 46 minuta para se të goditej vendi nga tërmeti./UBTNews/