Një tërmet me magnitudë lokale të Rihterit ML3.0 dhe intensitet prej III ballë sipas Shkallës Makroseizmike Lokale është regjistruar herët në mëngjesin e 4 shkurtit 2025, në orën 1:50. Epiqendra e tërmetit ishte në rajonin e Dibrës, rreth 80 kilometra në jugperëndim të Shkupit.
Sipas Observatorumit Sizmologjik, i cili është pjesë e Fakultetit Natyror-Matematikor në Shkup, lëkundjet janë ndjerë në Dibër dhe në zonat përreth. Kjo ngjarje sizmike ka shkaktuar shqetësim, por deri tani nuk janë raportuar dëme materiale apo viktima./UBTNews/