UBT News

​Tërmet në Kili

Një tërmet me fuqi 6.2 ballë sipas shkallës Rihter goditi sot Oqeanin Paqësor Jugor, pranë brigjeve të Kilit.

Tërmeti ishte në thellësi shumë të cekët prej 10 kilometrash në orën 6:37 të mëngjesit me orën lokale (09:37 GMT), raportoi ueb faqja VolcanoDiscovery.

Nga tërmeti nuk parashikohen dëme apo ndikime të mëdha dhe nuk është dhënë asnjë alarm i veçantë.

Exit mobile version