Paralajmërime për cunami janë lëshuar për disa vende pasi një tërmet me magnitudë 7.4 ballë goditi brigjet e Filipineve jugore.
Epiqendra e tërmetit ishte rreth 62 km në juglindje të qytetit Manay, në rajonin Mindanao, në një thellësi prej 22 km.
Qendra e Paralajmërimit për Cunami në Paqësor me seli në SHBA tha se valë deri në 3 metra ishin të mundshme në rajon, me paralajmërimin që mbulonte edhe rajonet Sulawesi dhe Papua të Indonezisë.
Instituti Filipinez i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë tha se priste dëme dhe lëkundje pasuese.
Presidenti fiLipinas, Ferdinand Marcos, tha se autoritetet po vlerësonin situatën në terren.
“Operacionet e kërkim-shpëtimit dhe ndihmës po përgatiten tashmë dhe do të nisin sapo të jetë e sigurt për ta bërë këtë. Po punojmë pa ndërprerje për të siguruar që ndihma të arrijë tek të gjithë ata që kanë nevojë. Le të vazhdojmë të kujdesemi për njëri-tjetrin dhe të lutemi për sigurinë e të gjithë bashkatdhetarëve tanë”, shtoi presidenti.
Ndryshe, tërmeti është ndër më të fuqishmit që kanë goditur “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit vitet e fundit, një zonë që ka më shumë se 800 tërmete çdo vit./S.K/EO/