Një tërmet me magnitudë 6.7 ballë të shkallës Rihter ka goditur ishullin Sulawesi në Indonezi, ka njoftuar Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS).
Sipas të dhënave, lëkundja sizmike ndodhi në një thellësi prej 10 kilometrash, duke u konsideruar një tërmet relativisht i cekët.
Deri më tani nuk janë raportuar viktima apo dëme të mëdha materiale, ndërsa autoritetet indoneziane nuk kanë lëshuar paralajmërim për cunami pas tërmetit.
Rajoni i Sulawesit mbetet një nga zonat më të prekura nga aktiviteti sizmik. Në vitin 2018, qyteti Palu u godit nga një tërmet i fuqishëm dhe cunami, fatkeqësi që shkaktoi mbi 4 mijë viktima.
/A.K/
