Aktorja e njohur Blake Lively ka bërë një hap të papritur në përballjen e saj ligjore me Justin Baldonin, duke tërhequr padinë për shkaktim të qëllimshëm dhe të pakujdesshëm të stresit emocional.
Vendimi vjen mes një përplasjeje mes ekipeve ligjore, ku pala e Baldonit kishte kërkuar dokumentacion të detajuar mjekësor që mbështeste pretendimet e saj.
Lively ka kërkuar që padia të tërhiqet “pa paragjykim”, çka do të thotë se ajo mban të drejtën për ta riaktivizuar atë në të ardhmen. Avokatët e saj nënvizojnë se ky veprim është bërë për të mbrojtur privatësinë e të dhënave shëndetësore të aktores, dhe nuk përfaqëson një tërheqje përfundimtare apo dorëzim.
Përfaqësuesit ligjorë të Baldonit kanë reaguar me kritika të ashpra, duke akuzuar Lively-n për shmangie të transparencës dhe përpjekje për të manipuluar procesin gjyqësor. Sipas tyre, kërkesa për tërheqje në këtë fazë synon të shmangë paraqitjen e provave kyçe në proces. Kjo akuzë specifike është pezulluar, pretendimet për ngacmim seksual, hakmarrje e shpifje ndaj Baldonit mbeten aktive në dosjen ligjore të Lively-t.