Gjenerali Richard Shirreff, ish-zëvendëskomandant suprem i aleatëve të NATO-s, ka thënë për Sky News se humbja e qytetit të Khersonit është “poshtërim i madh” për presidentin rus, Vladimir Putin.
Ai tha: “Kherson ishte qyteti i parë i pushtuar. Ai njoftoi me bujë të madhe se provinca Kherson do të ishte e ardhmja – dhe kjo është një humbje masive. Kjo do të thotë se rusët janë në këmbë, do të thotë se ukrainasit kanë siguruar vijën bregdetare të Detit të Zi. Kjo do të thotë një humbje e madhe për ushtrinë ruse”.
Richard tha se kjo mund të ketë ndikim edhe në moralin e ushtarëve./UBTNews/