Kreu i zyrës presidenciale të Ukrainës tha se tërheqja e Rusisë nga marrëveshja e drithit në Detin e Zi ekspozoi qëllimin e Moskës “për të rrezikuar jetën e 400 milionë njerëzve … që varen nga eksportet e ushqimit ukrainas”.
Moska u tërhoq nga marrëveshja e drithërave të hënën. Kievi dhe aleatët e dënuan këtë vendim të Rusisë, të cilët paralajmëruan se masa mund të përkeqësojë pasigurinë ushqimore dhe të rrisë çmimet.
“Bota duhet të kuptojë se qëllimi i Rusisë është uria dhe vrasja e njerëzve”, shkroi këshilltari presidencial ukrainas, Andriy Yermak në një postim në Telegram. “Ata kanë nevojë për valë refugjatësh. Kështu duan të dobësojnë Perëndimin”./UBTNews/