Ndryshimi i Ligjit për Trustin sot pritet të shqyrtohet në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere. Partitë opozitarë në Kosovë po insistojnë që sa më shpejt të procedohet në Kuvend Projektligji që mundëson lejimin e tërheqjes së mjeteve nga Fondi Pensional i Kursimeve TRUST.
Nën arsyetimin e gjendjes ekonomike në vend, opozita kërkon që nga TRUST-i të lejohet tërheqja e deri në 30 për qind të mjeteve nga ana e qytetarëve.
Mbledhja do të mbahet në ora 10:00.