Forca jonë e brendshme dhe besimi bazohen në frazat që i përsërisim vetes. Sipas kërkimeve psikologjike, terapistëve dhe psikologëve, këto fraza pasqyrojnë vlerat e rrënjosura thellë që prindërit na kanë transmetuar përmes edukimit.
Këto fjali të thjeshta tregojnë se si zëri i brendshëm mund të formësojë pikëpamjen tonë për veten dhe botën. Këtu janë frazat në fjalë.
“Unë mund të përballoj sfidat”
Fraza “Unë mund të përballoj sfidat” pasqyron një besim të fortë në aftësinë e dikujt për të përballuar situata të vështira. Psikologu Nick Wignall thekson se shumë njerëz gabimisht besojnë se motivimi është një dhuratë që vjen nga jashtë. Në realitet, motivimi dhe veprimi ushqejnë njëra-tjetrën – përballja me sfidat ndërton forcën e brendshme dhe të çon në një ndjenjë kënaqësie, shkruan YourTango.
Nëse e themi shpesh këtë frazë me vete, tregon se kemi mësuar të përballemi me vështirësi, edhe kur mungon motivimi. Prindërit tanë mund të na kenë mësuar të mos presim kushte ideale, por të ndërtojmë vetëbesimin tonë hap pas hapi përmes veprimit.
“Të vlerësoj”.
Kjo pasqyron ndjeshmërinë dhe aftësinë për të njohur vlerën e të tjerëve. Sipas hulumtimit të paraqitur në konferencën ” Mirënjohja dhe mirëqenia në punë” nga Mike Robbins, mirënjohja nuk është vetëm njohja e rezultateve, por edhe nxjerrja në pah e vlerës personale të një individi. Robbins shpjegon se shprehja e mirënjohjes ndërton marrëdhënie të forta ndërpersonale e kontribuon në një ndjenjë lidhjeje.
Nëse e përdorim shpesh këtë frazë, prindërit na mësuan rëndësinë e ndjeshmërisë dhe mirënjohjes. Kjo jo vetëm që pasuron marrëdhëniet tona me të tjerët, por gjithashtu forcon aftësinë tonë për të njohur mirësinë dhe vlerën në botën përreth nesh.
“I denjë për dashuri”.
Fraza “I denjë për dashuri” simbolizon besimin në vlerën e dikujt, pavarësisht nga rrethanat. Sipas studiueses Brené Brown , ndjenja e vlerës është çelësi për një jetë të plotë. Ajo thekson se dashuria për veten nuk varet nga suksesi apo miratimi i njerëzve tjerë, pranimi i vetvetes ashtu siç jemi është baza e të gjitha marrëdhënieve të shëndetshme.
Nëse e përsërisim këtë frazë, tregon se prindëri na mësuan pranimin dhe besimin e pakushtëzuar në vlerën tonë. Ky besim na ndihmon të ndërtojmë marrëdhënie të thella e të sinqerta, sepse dashuria për të tjerët fillon me dashurinë për veten tonë. /UBT News/